Ish-presidenti Meta kërkon lirinë, zhvillohet seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë në GJKKO

Është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Në sallën e gjyqit janë paraqitur edhe disa figura të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj, të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet e seancës.
Gjatë seancës, avokati Kujtim Cakrani ka lexuar edhe vendimin e fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, i marrë pak ditë më parë, që lidhet me masën e arrestit dhe interpretimin e saj në raport me kërkesat e mbrojtjes.
Seanca vijon në GJKKO, ndërsa pritet që gjykata të japë vendimin për kërkesën e paraqitur nga mbrojtja për ndryshimin e masës së sigurisë.


