“Do provojmë pafajësinë”/ Avokati Cakrani flet pas vendimit për Metën dhe Kryemadhin

Aktualitet

“Do provojmë pafajësinë”/ Avokati Cakrani flet pas

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të përballen me gjykim të zakonshëm, ndërsa avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se mbrojtja do të paraqesë prova të reja për të vërtetuar pafajësinë e tyre.

Pas përfundimit të seancës, Cakrani u shpreh se në proces janë rreth 120 dëshmitarë dhe se çështjes do t’i shtohen edhe prova të tjera.

“Janë rreth 120 dëshmitarë. Ka prova të reja që do t’i paraqesim në gjykatë. Çështja i bashkohet gjykimit të zakonshëm. Do të provojmë pafajësinë,” deklaroi ai.

Sipas avokatit, gjatë seancës prokuroria nuk paraqiti prova që, sipas tij, implikojnë Ilir Meta në çështje.

“Sot prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. Zoti Meta nuk përfshihej në asnjë bisedë, email apo takim,” shtoi Cakrani.

Ai tha gjithashtu se mbrojtja do të vijojë betejën ligjore, pavarësisht se gjykata nuk pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Do të vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata nuk na e pranoi kërkesën për masën e sigurimit.Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me numrin 7. Nuk bëri numrin 7, por shqiponjën. Meta është në lartësinë që kërkon pozicioni i tij si kryetar i PL-së. Përgjegjësinë Kryemadhi e ka marrë vetë që kur u pyet për hetimet paraprake në prokurori.
120 dëshmitarët janë pjesë e procesit hetimor dhe janë pyetur nga vetë organi i procedurës. Ne do të thërrasim edhe disa dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesim prova të reja”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.

ME TE LEXUARAT