Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta: Unë jam i divorcuar, nuk mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë ajo

Aktualitet

Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta: Unë jam i divorcuar, nuk

Ish-presidenti Ilir Meta është distancuar nga veprimet e Monika Kryemadhit gjatë seancës gjyqësore, duke deklaruar se nuk mban përgjegjësi për shpenzimet që ajo mund të ketë kryer në të kaluarën.

Gjatë replikave me prokurorët në sallë, Meta iu referua pretendimeve të akuzës për shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Adrian Shatku.

Ai theksoi se është i divorcuar nga Kryemadhi dhe se përgjegjësia penale është individuale.

Në respekt të gjykatës dua ta sqaroj këtë çështje. Edhe në seancën paraprake zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin e të divorcuarit”, u shpreh Meta.

Më tej, ai deklaroi se nuk ka pasur dijeni për veprimet e ish-bashkëshortes së tij.

Nuk mund të mbaj përgjegjësi për çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale”, tha ai.

Meta mohoi gjithashtu të ketë kryer shpenzime personale, duke ironizuar akuzat ndaj tij.

“Më tregoni një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam blerë para 20 vitesh. Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”, deklaroi ish-presidenti.

ME TE LEXUARAT