Aksidenti në Panaja-Novoselë, humb jetën në spital shoferi 34-vjeçar, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra

Një aksident rrugor është regjistruar sot,, rreth orës 11:10, në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”.
Automjeti i drejtuar nga një 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese. Për pasojë të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si shtetasi Albano Hoxha.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit është dëmtuar dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorë, ne gjendje te rende,ku po merr ndihmë mjekësore.


