Rama sqaron "keqkuptimin" e ministrit Hoxha: Marrëveshja për emigrantët mbetet në fuqi për sa kohë që Italia dëshiron

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me marrëveshjen për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë, duke deklaruar se pakti do të vijojë për aq kohë sa pala italiane do ta kërkojë.
Në një reagim në platformën X, Rama tha se është raportuar në mënyrë të shtrembëruar një deklaratë e ministrit të Jashtëm dhe ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare.
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë që po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: më lejoni ta bëj të qartë se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, shkroi Edi Rama.
Reagimi vjen pasi ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një intervistë për Euractiv, deklaroi se marrëveshja është parashikuar për pesë vite dhe la të kuptohej se mund të mos ketë zgjatje pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.


