I shpallur në kërkim për vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Aeroportin e Kolumbisë (VIDEO)

Bota

I shpallur në kërkim për vrasje, i riu shqiptar arrestohet

Një shtetas nga Kosova është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar El Dorado, pasi kërkohej nga autoritetet kosovare për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Bëhet fjalë për Arian Lluka, i cili sipas autoriteteve akuzohet për vrasjen e Fidan Shabit në vitin 2012 në Pejë.

Lajmi për arrestimin u bë publik nga ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, i cili deklaroi se i arrestuari kishte përdorur identitete të rreme për t’iu shmangur drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve, Interpol ishte njoftuar nga Kosovë për kërkimin ndërkombëtar ndaj tij.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës 2023-2026, Arian Lluka kishte lëvizur në disa shtete duke përdorur dokumente legjitime me një identitet alternativ serb për të shmangur kontrollet ndërkombëtare.

Sipas ministrit kolumbian, operacioni tregon efektivitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kapacitetin e autoriteteve të Kolumbi për të identifikuar persona të kërkuar ndërkombëtarisht.

ME TE LEXUARAT