VIDEO/ Publikohen pamjet brenda burgut në Hagë! Ja ambientet ku po mbahen Hashim Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së

Kosovë&Rajon

VIDEO/ Publikohen pamjet brenda burgut në Hagë! Ja ambientet ku po

Për herë të parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga ambientet e paraburgimit ku po mbahen ish-krerët e UÇK në Hagë.

Videoja tregon hapësirat ku Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi kalojnë ditën.

Në pamje shfaqen palestra, ambientet e qëndrimit ditor, zonat për socializim, si dhe dhomat ku zhvillohen takimet me familjarët dhe vizitorët.

Gjithashtu, videoja përfshin edhe ambientet e jashtme për ajrim dhe aktivitet fizik, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, të paraburgosurit kanë mundësi të marrin pjesë edhe në shërbesa fetare.

Dhomat e Specializuara të Kosovës sqaruan se masa e paraburgimit vendoset vetëm kur konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, veçanërisht në rastet kur ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët apo pengimit të procedurave.

Sipas njoftimit, gjyqtarët rishikojnë çdo dy muaj masën e paraburgimit për të vlerësuar nëse ajo mbetet ende e nevojshme dhe e arsyeshme.

Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare. Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njofitm.

ME TE LEXUARAT