Aksident i rëndë në aksin Qafa e Buallit-Klos, një i vdekur
Lajmifundit
/
31 Maj 2026, 16:11
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e quajtur Plani i Bardhë.
Një person ka humbur jetën, ndërsa nuk dihet ende numri i të plagosurve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Lajmi në përditësim…


