Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 1 i vdekur e 4 të plagosur (EMRI)

Aktualitet

Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, aksident i rëndë në

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”.

Sipas informacioneve paraprake , personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur ndodhi përplasja tragjike.

Viktima është Hali Gjashi, rreth 60 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Hyundai” me ngjyrë të bardhë të përfshirë në aksident

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete që drejtoheshin nga personat me inicialet Xh. S. dhe S. C. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën personi me inicialet H. G., pasagjer në automjetin që drejtohej nga personi me inicialet S. C. Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë

"Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur "Plani i Bardhë", janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.  Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. G., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit"

ME TE LEXUARAT