Aksident në aksin Shkodër-Koplik/ Kamioni përplas mjetin, përfundon në spital 65-vjeçari bashkë me dy pasagjeret

Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik/ Kamioni përplas mjetin,

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, automjeti kamion, me drejtues shtetasin B. K., 30 vjeç, është përplasur me një automjet, me drejtues shtetasin K. H., 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., si dhe shtetaset L. L., B. K. dhe L. T., pasagjere në automjet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Shqip

ME TE LEXUARAT