Rama inspekton rihapjen e rrugës: Shembja në Prrenjas-Librazhd, fatkeqësi natyrore

Kryeministri Edi Rama po inspekton ditën e sotme rrugën provizore në aksin Librazhd-Prrenjas që tashmë është i stabilizuar.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi po inspektojnë ditën e sotme aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Koridorit VIII.
Cfare tha Rama
Kreu i qeverisë theksoi gjatë inspektimit se rrëshqitjet ishin natyrore dhe jo të shkaktuara nga dora e njeriut, që sipas tij, është aluduar.
“E gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga nga punimet është një manipulim i madhe dhe perversitet se këtu jemi në aksin e ri, një aks i ri nuk është këtu, nuk është i ndërtuar ende këtu.
Ndërkohë që vazhdon puna këtej, pra ajo atje është nj rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të mbingarkesës së shirave.”, tha Rama.
“Këtu jemi në një nga kantieret më strategjik të vendit, një nga veprat më të rëndësishme të programit tonë. E gjithë pjesa e ndërtuar tanimë është spektakolare në çdo aspekt, mbrojtja lumore është e standarteve të larta. Në një proces pune ndodhin këto të papritura.
Në këtë rast është natyrore, fatkeqësi që ndodh. Është vërtetë dmth ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë e llum nga të gjithë drejtimet.”, shtoi ai.


