Hetimet e SPAK, arrestohet zyrtari i lartë i policisë

Aktualitet

Hetimet e SPAK, arrestohet zyrtari i lartë i policisë

Në vijim të aksionit të zhvilluar nga forcat speciale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi.

Hetimet e SPAK, arrestohet zyrtari i lartë i policisë

Rezart Kuçi aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Më herët, ai ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si Zëvendës Shef Komisariati dhe njëkohësisht Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë.

Gjithashtu, Kuçi ka qenë edhe Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Cfare po ndodh?

SPAK ka lëshuar në total 8 urdhër arreste për grupin e Inez Hajrullës. Mes të arrestuarve, është edhe një ish polic, Hamëz Demushi, i cili është kapur në Zvicër.

Në pranga ka rënë edhe Rezart Kuçi, aktualisht shef i departamentit të Policisë Shkencore në Kukës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa komisariate, si Lushnjë, Tiranë, por edhe ish-shef krimesh në Vlorë. 

Ai akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Burimet sqarojnë se Policisë i ishte dhënë vetëm 7 urdhër arreste dhe nuk i ishte dorëzuar urdhër arresti për Rezart Kuçin, me qëllim që të mos dekonspirohej operacioni.

ME TE LEXUARAT