Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Shtiqnit.

Një mjet i vogël ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke dëmtuar shtyllat e ndriçimit, por edhe barrierat anësore.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nxjerrë të dëmtuarit nga makina. Policia po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT