Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Humb jetën shoferi i betonieres, plagoset drejtuesi i ‘Audi-t’(FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion ka dalë nga rruga, ka rënë nga rrethrrotullimi dhe, si pasojë e përplasjes, është ndarë në dy pjesë.





Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi dhe raportohet për një person të plagosur.
Dyshohet se betonierja është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


