Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës

Aktualitet

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur,

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, ku dy 10-vjeçarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

 

ME TE LEXUARAT