Aksioni i SPAK zgjerohet në Durrës, kontrollohet kompleksi i ‘Visit të Pojës’, lidhja me Ergys Agasin
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 14:40
Aktualitet

Në kuadër të operacionit që u zhvillua me urdhër të SPAK për fraksionin e ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, burime për mediat bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe te një kompleks vilash në pronësi të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës, një personazh i njohur i botës së krimit në Durrës, që rezulton ende në arrati.
Publikohet foto nga kompleksi i vilave në Shkozet që iu ushtrua kontroll nga forcat RENEA paraditen e sotme.


