Zjarr pranë autostradës Thumanë-Kashar: Flakët rrezikojnë qarkullimin e mjeteve
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 23:01
Aktualitet

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të marte, më 22 shtator, në afërsi të autostradës Thumanë-Kashar.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se flakët janë përhapur me shpejtësi në anë të rrugës, duke iu afruar rrezikshëm korsisë ku lëvizin automjetet dhe duke vështirësuar qarkullimin e tyre.
Kjo vatër e re pason disa incidente të ngjashme të raportuara gjatë ditës së sotme në zona të ndryshme të vendit.
Edhe pse stina e verës ka përfunduar, prania e vatrave aktive të zjarrit vijon të mbetet një problematikë shqetësuese për sigurinë rrugore dhe mjedisin.


