Apeli i GJKKO merr vendimin, lë në burg pa afat kryebashkiakun Erion Veliaj
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Vendimi eshte shpallur diten e sotme, pas seances maratone e cila ka nisur tri dite me pare.
Ne seancen e dites se pare, ishte SPAK qe deklaroi se ka prova te reja per kryebashkiakun duke i paraqitur ato.
Me pas avokatet kerkuan kohe per tu njohur me provat dhe paraqiten diten e djeshme ne seancen e dyte kundershtimet e tyre.
Gjykata mori kohe per te konsultar qendrimet e paleve dhe per te marre me pas nje vendim te cilin e ka shpallur diten e sotme.
Erion Veliaj akuzoi dje prokurorine se ka vene cimka duke pergjuar bisedat e tij me njerezit e afert, me djalin dhe familjaret e tjere te tij.
Me vendimin e dites se sotme, Apeli ka vendosur edhe masen arrest shtepie per biznesmenin Elman Abule.
Pas ketij vendimi, rruga ligjore qe u mbetet avokateve te Veliajt eshte rekursi ne Gjykaten e Larte./lajmifundit.al