Bisedë me Zelenkyn pas marrëveshjes së mineraleve të rralla, Kievi: Trump amerikan kërkoi…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një bisedë telefonike sot, e cila u përqendrua në marrëveshjen e të dyja palëve për burimet natyrore.
Në një deklaratë fillestare, një zyrtar ukrainas tha se biseda “shkoi shumë mirë”, pa përmendur përmbajtjen e saj apo detaje të tjera.
Presidenti ukrainas thuhet se po këmbëngul për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor pa kushte nga Rusia.
Kievi tha se Trump kërkoi të mësonte situatën e saktë në fushat e betejës, ndërsa u informua për ratifikimin e marrëveshjes për mineralet e rralla.
Më herët gjatë ditës së sotme, parlamenti ukrainas ratifikoi marrëveshjen me SHBA-në për shfrytëzimin e burimeve natyrore të Ukrainës.