Arrestime për armë dhe drogë, policia në aksion në Shijak, Shkodër dhe në Fushë Krujë

Aktualitet

Arrestime për armë dhe drogë, policia në aksion në

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak pasi në banesën e tij u gjetën armë dhe municione të cilat ai do t’i shiste më pas.

2 pistoleta, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe 24 doza kokaine dhe 6 celularë  u zbuluan në banesën e Shkelqim Varakut.

Nga hetimet rezulton se ai i ka marrë armët dhe municionet me qëllim shitjen po në Shijak.

Ndërkohë në Shkodër ka rënë në pranga një 23-vjeçar që kishte në banesë armë zjarri, armë sportive, si dhe thika e po ashtu shiste lëndë narkotike.

Aleksandër Mëhilli u kap në flagrancë gjatë natës, me doza kokaine dhe cannabisi, dhe më pas nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe armët.

Edhe në Fushë Krujë pas një kontrolli në ambientet e një lokali, është arrestuar pronari Admirand Stafuka, si dhe Andi Xhafa, pasi ju gjetën një armë zjarri.

ME TE LEXUARAT