'Visi i Garave' arrestohet në Palasë gjatë operacionit të FNSH e RENEA-s

Elvis Kosova, i njohur edhe si 'Visi i garave' është arrestuar në Green Coast në Palasë gjatë një operacioni nga FNSH dhe RENEA për armëmbajtje pa leje.
Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira.
Verën e vitit të shkuar, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.
Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si "Visi i garave".
Gjatë vitit 2022 biznesmeni është hetuar për organizimin e një gare të paligjshme me makina tek mbikalimi i Patokut. Uniformat blu iu vunë në ndjekje pasi e zbuluan nga videot e hedhura në rrjetet sociale, dhe më tej nga hetimet, rezultoi se Elvis Kosova po e çmontonte në një servis makinën e garës, ndërsa u gjobit nga policia rrugore me 120 mijë lekë të reja. Në këtë sfidë, Elvis Kosova, vinte me fitoren e garës Drag Race, zhvilluar në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19.
Lajm në përditësim...


