“Fundi i qeverisë Rama është afër” / Aktivisti: Përpiqet të tregohet i fortë, por është nën presion nga protesta

Aktualitet

“Fundi i qeverisë Rama është afër” / Aktivisti:

Një aktivist përsëriti se nuk do të largohen nga sheshi derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

Ai deklaroi se kryeministri ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm nga protesta, por po përpiqet të tregohet si i fortë.

“Nuk tregoi asgjë të re vetëm se platformës “Shqipëria që duam” i kishte ndryshuar emrin “Pasqyra Albania”. I kanë mbaruar idetë dhe ka humbur aftësitë që ka shquar për 13 vjet, aftësia për të rishpikur vetveten. Tregon se e fundi i Ramës është shumë afër.

Edhe sot me paraqitjen publike, në një presion të jashtëzakonshëm, po përpiqet të na tregojë se është i fortë.

Por sa herë përpiqet të tregojë se është i fortë dhe nuk po ndjen presionin e kësaj proteste, në fakt është një përpjekje e tij për të fshehur frikën që e ka kapluar për 85 ditë.

Epoka do të ndahet midis të vjetrës dhe të re kur Edi Rama të hiqet. Sepse çdo gjë fillon kur kjo qeveri të mos jetë më dhe t’i japë rrugën një qeverie tranzitore, me mandat 12 mujor.”

ME TE LEXUARAT