Babai i 21-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga mjeku: Nëse nuk ka drejtësi do ta gjej vetë

Aktualitet

Babai i 21-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga mjeku: Nëse

Dëshmia e babait të vajzës e cila pretendon për ngacmim seksual nga doktori në Korçë Nikollaq Nunke

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Korçë ditën e sotme. Një 21-vjeçare ka kallëzuar kirurgun Nikolla Nunka se e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas burimeve, e reja ishte paraqitur në urgjencën e spitalit me dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Në dëshminë e saj para policisë, 21-vjeçarja ka deklaruar se gjatë qëndrimit në spital, kirurgu që kujdesej për të e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme në pjesë intime, duke pretenduar se po kryente kontroll mjekësor. Ajo ka shtuar gjithashtu se mjeku ka tentuar ta puthë në disa raste.

Lidhur me rastin ka folur edhe babai i 21-vjeçare, i cili kërkon drejtësi.

Dëshmia e babait

Kam ardhur me pushime nga Gjermania. Prej dy javësh, çupa ankohej nga stomaku dhe kishte të vjella. I mora ilaçe në farmaci, por nuk i bënë efekt. Më pas e mori mamaja dhe e çoi në spital. Aty erdhi doktori Niko Nunka dhe doktori i skanerit, të cilët thanë se nuk kishte gjë dhe të prisnim analizat deri në orën 12 të natës. Kur dolën analizat, doktori tha se kishte apandesit dhe duhej urgjent operacion.

E solla vajzën dhe doktori i tha se ishte për operacion. E pyeti nëse kishte ngrënë gjë dhe vajza tha po, ndaj operacioni nuk mund të realizohej atë moment dhe e lanë për në mëngjes.

Të nesërmen në mëngjes u bë operimi dhe në orën 15:00 e kaluan në dhomë. Na u komunikua se vajza kishte infeksion dhe duhej mjekuar. Doktori u shpreh se kishte kremra për këtë gjë dhe do ta mjekonte. I thashë “okej”.

Ai e përdorte gjithmonë atë krem. Gjatë kohës që mamaja ishte aty, ai e merrte vajzën në dhomë dhe e mjekonte, ndërsa mamases i thoshte: “Kthehu mbrapa”.

Nuk na shkonte mendja për keq, sepse ishte në moshë të madhe dhe thamë “doktor është”. Kaluan 4 ditë dhe vajza tha se atë krem mund ta vendoste edhe vetë. Dje shkoi doktori dhe bëri veprime të papërshtatshme, duke tentuar edhe ta puthte aty.

 Në atë moment vajza shpërtheu dhe nuk duroi më. E pyeta pse nuk më kishte treguar më parë dhe ajo tha se nuk donte të bënte sherr, por i ishte sosur durimi.

Në ato momente lajmërova policinë dhe zbritëm poshtë të nervozuar. Pashë doktorin që po ikte me ambulancë dhe e ndalova aty. I thashë: “Je për t’u arrestuar”. E zbrita nga makina derisa erdhi policia. Shkuam në polici dhe na morën në pyetje.

Unë dua drejtësi për vajzën. Nëse nuk gjendet drejtësia për të, do ta gjej vetë. Nuk e fal. I pata besim, e pashë si doktor të vjetër. Por ai paskësh qenë një kriminel i fshehur në spital.

ME TE LEXUARAT