Blogeri i huaj: Transporti publik në Shqipëri, një nga më kaotikët në Evropë!

Aktualitet

Blogeri i huaj: Transporti publik në Shqipëri, një nga më

Një turist i huaj ka ndarë në rrjetet sociale përvojën e tij në stacionin qendror të autobusëve në Tiranë, duke e përshkruar si një nga sistemet më konfuz të transportit publik në Evropë.

Blogeri i huaj vë në pah problemet si mungesë informacioni dhe autobusë që nisen pa asnjë paralajmërim të qartë.

Në videon e postuar, ai shkruan: “POV: Je në stacionin kryesor të autobusëve në Tiranë, është 35°C, dhe je gati të hysh në sistemin më konfuz dhe kaotik të transportit publik në Evropë".

Turisti duket i hutuar, duke e pasqyruar përmes videos konfuzionin dhe pasigurinë që ka përjetuar gjatë përpjekjes për të gjetur autobusët e duhur. Reagimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe online. Videoja e tij është bërë virale në TikTok dhe Instagram.

ME TE LEXUARAT