Protestat në Tragjas/ Rama: Bërtisnin a thua se kuçedra vajti t’u thante burimin! S’kemi qëllime të errëta, ujin s’po ia japim oligarkëve

Politikë

Protestat në Tragjas/ Rama: Bërtisnin a thua se kuçedra vajti

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet edhe njëherë kritikave për ujësjellësin e Tragjasit, që pritet të furnizojë me ujë zonën turistike në Dhërmi e Palasë. Ndërsa prezantoi Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit, kryeministri Rama tha se qeveria nuk ka qëllime të errëta që ujin tua marrë banorëve për t’ia dhënë oligarkëve.

Deklarata të cilat nuk i quan gjë tjetër veçse konspiracione dhe fantazi politike.“Të gjithë do ta kuptojnë që burimet ujore të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burimet e atij që i ka më afër, janë burimet ujore të Republikës së Shqipërisë.

Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pafat që kanë burimin larg. Siç ua kam shpjeguar shumë banorëve të Tragjasit, as nuk diskutohet që nuk ekziston në asnjë botë tjetër, veçse në botën e konspiracioneve dhe fantazive politike, mediatike, apo rreth tryezës duke pirë raki, që qeveria e Shqipërisë, ministria, t’i marrin ujin disave për t’ia dhënë disave”, tha Rama.Një koment e ka edhe për artikujt në mediat e huaja, duke theksuar se si në rastin e Tragjasit, por edhe të Shishicës, prioriteti i vetëm është furnizimi me ujë i banorëve".

Ata që çohen dhe flasin, janë dhe ca që falsin anglisht për Vjosën, dhe se si ne po thajmë një burim të Shushicës për të shuar etjen e popullit tonë dhe se si ne po thajmë një degë të lumit për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e Himarës. Ata s’kanë për ta kuptuar, se marrin fonde për këtë punë, por duhet ta dinë që prioriteti është furnizimi me ujë i popullsisë. Në ekuilibrin më të mirë të mundshëm me natyrën, as në rastin e Shushicës, as Tragjasit nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme për të tharë.

Duke respektuar njerëzit atje, 9 muaj, ditë për ditë, kemi bërë të gjithë raportin e monitorimit të burimit, shifrat janë kaq kokëforta dhe kuptim plota, sa s’kanë diskutim që projekti ishte i drejtë, jo se ishte projekt që financohej nga qeveria, por i bërë mbi monitorimin e burimit. Nuk ka qeveria qëllime të errëta, nuk ua heqim uji njerëz të për t’ua dhënë oligarkëve. Oligarkë në Shqipëri nuk ka, nuk bën vaki kjo”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT