Lirimi i hapësirave publike, Rama nxjerr pamje të reja: Rritet çdo ditë sipërfaqja e çliruar në kryeqytet, projekte të reja sistemi

Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama nxjerr pamje të reja: Rritet

Pamje te reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë u publikuan nga kryeministri teksa ne terren puna po vijon me intensitet.

Rama ka ndarë një tjetër video për transformimin urban të Tiranës, duke theksuar se çdo ditë po shtohet hapësira publike e çliruar në kryeqytet.

Sipas tij, puna për projektet e shumta të infrastrukturës dhe sistemit të qytetit po ecin me ritëm të shpejtë.

"Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit", shkruan Rama, duke publikuar edhe pamje nga terreni.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët. 

ME TE LEXUARAT