"Do plasë morri, njerëzit s`do kenë mundësi të lahen...!!!", Berisha kritikon qeverinë për cmimet e detergjentëve

Politikë

"Do plasë morri, njerëzit s`do kenë mundësi të

"Do plase morri, njerezit nuk do kene mundesi te lahen pasi kjo qeveri ka rritur cmimet, nje detergjent kushton 32 euro per lavatricen ne Shqiperi ne nje kohe qe ne Gjermani kushton vetem 17 euro".

Keshtu eshte shprehur nder te tjera Sali Berisha, ne nje dalje nga PD, ku akuzoi qeverine per cmimet e larta ne vend, perfshire edhe artikujt e konsumit.

Berisha: Rroga minimale nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike! Nuk është çudi që të shpërthejë morri dhe zgjebja me këto çmime

Por prisni, ka edhe tjetrën.
Kjo tabelë, ky grafik, çfarë tregon?
Tregon se ndër të gjitha vendet evropiane, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët.
Ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e Altin Troplinit.

Jo, nuk i merr 7 mijë euro.
Rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan.
Por ku është problemi tjetër?
Në qoftë se nga viti 2023 në vitin 2025, rroga minimale nuk janë rritur, thotë Eurostat- mos dëgjoni gënjeshtrat e edi Ramës dhe INSTAT-it të Edi Ramës- nuk janë rritur thotë, çmimet janë stratosferike.

Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro.
Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja.
Kush është ai që mund të lajë?
Kjo është një çmenduri mo.

Në qoftë se ti e shet ilaçin larës me 35 euro...
Domethënë, çfarë do hanë njerëzit nëse blejnë në këtë mënyrë.
Jo, nuk e dini ju këtë. Kthehemi në vitin 1992.
Shqipëria përjetoi epideminë e zgjebes në mbarë vendin.
Nuk mund ta blejë ai më. 35 euro për një DASH pluhur.
Shikoni djathin, e keni tre herë më shtrenjtë se në SHBA. E keni dy herë e gjysmë më shtrenjtë se në Greqi.

Po këto janë gjërat më elementare.
Pra, rroga minimale mbetet ajo, në një kohë kur të gjitha mjetet e higjienës, të gjitha produktet ushqimore rriten mbi mesataret e çmimeve në BE.
Kjo është e vërteta.

ME TE LEXUARAT