Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet çmimi i naftës

Bordi i Transparencës publikoi të shtunën çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes


