Will Smith dhe Jennifer Lopez në qendër të thashethemeve/ Përflitet për një lidhje e mundshme mes dy yjeve

Showbiz

Will Smith dhe Jennifer Lopez në qendër të thashethemeve/

Emrat e Will Smith dhe Jennifer Lopez kanë rikthyer vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, pasi janë përfolur për një lidhje të mundshme romantike.

Thashethemet kanë nisur pas disa paraqitjeve të tyre së bashku në evente dhe ambiente publike, gjë që ka mjaftuar për të nxitur diskutime të shumta në internet dhe në mediat rozë.

Deri tani, as Will Smith dhe as Jennifer Lopez nuk kanë bërë ndonjë reagim për këto zëra, duke e lënë situatën vetëm në nivel spekulimesh.

Dy artistët kanë kaluar ndryshime në jetën e tyre personale kohët e fundit, pas ndarjeve nga partnerët e mëparshëm, çka ka shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj çdo lëvizjeje të tyre publike.

ME TE LEXUARAT