Shpërndau 2.6 mln euro gabim për të luftuar antisemitizmin, ministrja e Kulturës së Gjermanisë jep dorëheqjen

Bota

Shpërndau  2.6 mln euro gabim  për të luftuar antisemitizmin,

Ministrja e Kulturës në Berlin, Sarah Wedl-Wilson, ka dhënë dorëheqjen pas një skandali që lidhet me shpërndarjen e parregullt të fondeve publike për projekte kundër antisemitizmit.

Vendimi vjen pasi një auditim zyrtar zbuloi se rreth 2.6 milionë euro ishin dhënë në mënyrë të parregullt për 13 organizata, pa kaluar verifikimet e nevojshme.

Kryebashkiaku i qytetit, Kai Wegner, konfirmoi se e kishte pranuar dorëheqjen, duke theksuar se ajo kishte marrë përgjegjësi politike dhe personale për situatën.

Skandali kishte përfshirë edhe shkarkimin e një zyrtari të lartë në departament, Oliver Friederici, por opozita e konsideroi këtë si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë reale.

Sipas raportit të auditimit, fondet ishin shpërndarë në mënyrë “arbitrare” dhe madje “të paligjshme”, pas presionit nga përfaqësues të partisë CDU, pjesë e koalicionit qeverisës.

Një nga përfituesit kryesorë ishte Zera Institute, i cili kishte marrë rreth 390 mijë euro. Ky institut u përfshi në polemika për deklarata të diskutueshme të drejtuesve të tij në rrjetet sociale.

Vetë Wedl-Wilson deklaroi se largohej nga detyra për të mos dëmtuar më tej luftën kundër antisemitizmit në rritje në kryeqytetin gjerman.

Ndërkohë, autoritetet po shqyrtojnë nëse organizatat përfituese do të detyrohen të kthejnë fondet e marra.

Rasti ka nxitur reagime të forta politike, me opozitën që paralajmëron për pasoja serioze në besimin ndaj institucioneve dhe në luftën kundër urrejtjes antisemite në Gjermani.

ME TE LEXUARAT