Salianji i përgjigjet “Sali kolltukut”: Je ulur me Ramën për përfitime, do të çmontoj ty dhe autokratin e qeverisë

Politikë

Salianji i përgjigjet “Sali kolltukut”: Je ulur me Ramën

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i përgjigjet Berishës: “Sali kolltuku”

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës, Sali Berisha. Ky i fundit e akuzoi demokratin se po i shërben Partisë Socialiste dhe se do të ketë fatin e ish-drejtuesit demokrat, Lulzim Basha.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji e ironizon Berishën, duke iu referuar si “Sali kolltuku”.

Reagimi:

“Përgjigje Sali kolltukut: 36 vite në pushtet, në kurriz të demokratëve, i kanë krijuar mendësinë që kushdo ka detyrim të jetë skllav i tij.

Nuk ka asgjë më të vjetër në politikë sesa kur dikush, që ka humbur lidhjen me realitetin, përpiqet të shpikë armiq për të fshehur frikën nga gara.

Të më krahasosh me këdo tjetër është mënyra më e lehtë për të shmangur thelbin: sot problemi nuk janë demokratët që duan fitore, por fakti që një pjesë e lidershipit ka humbur besimin e njerëzve dhe po i trembet çdo zëri ndryshe.

Unë nuk kam përfunduar në ‘krahët’ e askujt. Isha dhe jam i lirë, siç edhe sot po them atë që të gjithë mendojnë: e përbuzin Sali kolltukun për uzurpimin që i ka bërë Partisë Demokratike, por e shajnë vetëm në tavolina. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve. Kam qenë përballë pushtetit, jo në shërbim të tij. Dhe për këtë kam paguar çmim personal.

Ata që sot flasin për ‘fate’ të të tjerëve duhet të shohin fatin e tyre politik: një lidership që nuk frymëzon më, që nuk fiton më dhe që i shmanget çdo përballjeje reale.

Kur nuk ke përgjigje për dështimin, shpik histori.
Kur nuk ke mbështetje, sulmon këdo që ngrihet.

E kuptoj që unë jam problemi yt, sepse me Ramën je ulur këmbëkryq për reforma, për leje, licenca, koncesione e përfitime. Dil e fol për Ermal Beqirin, për lejet e familjarëve të tu në Lalëz, në gjysmën e Tiranës, në jug e kudo në Shqipëri.

Sa për ‘gysrat’, pyet fare afër teje si i kanë ndarë pazaret, përfshirë edhe ndërhyrjen në gjykatë për dënimin tim. Për Olti Gjoken që përmend, të them disa gjëra: kur erdhe në burg, nuk erdhe të më takoje mua, por kërkove të takoje të tjerë. Nuk është faji im që edhe ata i kishe gënjyer dhe nuk të dolën në takim.

Lulzim Bashën e solle, e mbajte dhe të fali partinë. Me mua i ke bërë llogaritë gabim: do të çmontoj ty dhe autokratin e qeverisë. Regjimi Rama-Berisha është i përbuzur nga shqiptarët! Dhe meqë ke mbështetje, dil në garë, mos u fshih si frikacak.”**

ME TE LEXUARAT