“Dëgjova vetëm...”/ Flet dëshmitari në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, autori ishte...

Aktualitet

“Dëgjova vetëm...”/ Flet dëshmitari në gjyqin e

Po zhvillohet këtë të mërkurë seanca gjyqësore ndaj Artan Tafani, lidhur me atentatin ndaj Kujtim Meta, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2022.

Gjatë atentatit, Kujtim Meta mbeti i plagosur rëndë, por arriti t’u mbijetojë plagëve pas transportimit në spital dhe ndërhyrjes mjekësore.

Sipas dëshmisë së dhënë më herët nga Tafani para hetuesve, atentati ishte porositur nga Laert Haxhiu. Ai ka deklaruar se shkaku i sulmit lidhej me një konflikt që shënjestra kishte pasur me babanë e Haxhiut.

Procesi gjyqësor vijon në Gjykatën e Posaçme, ndërsa pritet që gjatë seancave të dalin edhe detaje të tjera mbi organizimin dhe ekzekutimin e atentatit.

Kujtim Metën e njoh, e kam në lagje. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj Kujtimit isha me vëllanë duke pirë kafe. Hyri dikush me maskë, jam fshehur poshtë tavolinës. E morëm me makinën time e çum në spital.

Lokali ndodhet te stacioni i trenit në Lushnjë. Pija kafen e mëngjesit aty dhe të pasdites. Ngjarja ka ndodhur pasdite. Kam qenë në tavolinë vetëm me vëllanë tim, po pinim kafe. Kujtimi ishte dy tavolina larg meje.

Unë kam qenë në hyrje të lokalit në krah të djathtë, ai ishte në tavolinën përballë derës. Kam dëgjuar vetëm “pau, pau”, jam shtrirë posht tavolinës. Autori ishte i maskuar, nuk e mbaj mend fiks sa afër i shkoi objektivit.

Vëllai kaloi në traumë pas ngjarjes. U largova deri te shkolla, në momentin kur jam kthyer, e kemi marrë dhe çuar në spital. E çuam në spital dhe pronarin e lokalit. Kujtimi punonte si shofer transporti”, shprehet dëshmitari.

ME TE LEXUARAT