Detaje nga vrasja e ushtarakut në Korcë, tentoi ti shpëtonte autorit, por....

Dyshohet se autori e ka kapur “mat” të riun dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri.
Detaje të reja janë raportuar nga vrasja me armë zjarri e rreth 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur të riun nëpër rrugët e lagjes, ndërsa Zuko, në përpjekje për t’i shpëtuar, është futur brenda një pallati.
Autori dyshohet se e ka ndjekur edhe brenda godinës, ku më pas e ka qëlluar me armë zjarri.
Më heret është bërë e ditur se për krimin dyshohet se është përdorur një armë e tipit kallashnikov.
Pamjet dhe materialet e tjera filmike që jamë regjistruar në zonë pritet të verifikohen nga grupi hetimor, me qëllim rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para dhe pas krimit.
Pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja dhe, sipas informacioneve të deritanishme, vijon të jetë në kërkim.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e dinamikës së plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe përcaktimin e motivit të vrasjes.


