Dhuna ndaj bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, shoqërohet në polici anëtari i familjes Balaj, një tjetër shpallet në kërkim
Lajmifundit
/
17 Qershor 2026, 17:46
Aktualitet

Pas deklarimeve të çiftit të bashkëshortëve për dhunë nga familja Balaj, policia ka kontrolluar banesën e saj. ‘Blutë’ kanë shoqëruar Petrit Balajn dhe shpallur në kërkim Kristajn Balajn.
Ky i fundit dyshohet se para 3 ditësh i doli familjes Nika me armë në pyll.
Skënder dhe Bardhe Nika kanë deklaruar se i vetmi konflikt është me familjen Balaj.


