Dosja e “21 Janarit”, Ilir Meta dëshmon në SPAK: Më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Aktualitet

Dosja e “21 Janarit”, Ilir Meta dëshmon në SPAK: Më

Ish presidenti Ilir Meta përfundon dëshminë e tij në SPAK lidhur me 21 Janarin.

Siç bëhet me dije ai është pyetur nga hetues të BKH që ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.

Avokati i Ilir Metës citoi detaje nga dëshmia e ish-presidentit.

“Shërbimet amerikane më informuan se protesta do të ishte e dhunshme dhe do mbyllej me vrasje. Unë kam dhënë dorëheqjen se më është kërkuan nga ata sepse e dinin qe do ketë skenar dhune dhe për të zbutur përplasjet dhashë dorëheqjen.  Këto informacione i janë dhënë shërbimit tonë sekret edhe presidencës”, mësohet të ketë thënë Meta për 21 janarin./ TCH

ME TE LEXUARAT