Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.
Ajo pason në këtë detyrë ish gjytaren e Gjykates Kushtetuese Holta Zaçaj.
Gjyqtarja Papajorgji ishte kandidatura e vetme për këtë pozicion.
Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, e cila kishte shërbyer njëkohësisht si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, dhe Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë, prej tyre, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.


