Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut
Lajmifundit
/
18 Dhjetor 2025, 18:46
Aktualitet

Paraditja e te premtes do të gjejë përballë Këshillit për Rregulloren, dhe Imunitetin jo një por disa prokurorë të SPAK të cilët do të ngulmojnë në marrjen autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Burime nga kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se SPAK krahas prokurorit të çështjes Dritan Prençi pritet që në krah të tij të jetë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko.
Kjo do të thotë se ditën e parë në detyrë Kldian Braho e nis me një betejë të fortë në këtë këshill ku do të argumentojnë përse duhet të arrestohet numri dy i qeverisë.


