'Dosja Partizani', gjyqi shtyhet për 6 mars/ Gjokutaj: Prokurori kërkoi kohë, shqyrtimi do të jetë i plotë

Aktualitet

'Dosja Partizani', gjyqi shtyhet për 6 mars/ Gjokutaj: Prokurori

Gjyqi për dosjen e njohur “Partizani” është shtyrë për më 6 mars, pas përfundimit të parashtrimeve hyrëse nga të gjithë të pandehurit. Arsyeja ishte kërkesa e përfaqësuesit të akuzës, i cili kërkoi kohë për t’u shprehur mbi provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga personat e pandehur.

Gjykata e Posaçme caktoi datën 6 Mars për të dëgjuar qwndrimet e prokurorit të SPAK, Arben Kraja në dosjen “Partizani”, ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me katër persona të tjerë.

Vendimi pasoi një kërkesë të përfaqësuesit të Prokurorisë së Posacme, për kohë shtesë për t’u shprehur mbi provat dhe dëshmitarët e paraqitur gjatë hetimit, duke zgjatur kështu afatin e shqyrtimit gjyqësor.

Në përfundim të seancës, avokati Genci Gjokutaj deklaroi se në gjykatë u paraqitën dy video, një e Taulant Ballës dhe një e Edi Ramës, të cilat sipas tij dëshmojnë presion politik ndaj drejtësisë për hetimin e Sali Berishës dhe dhëndrrit të tij.

Në seancën e fundit Jamarbër Malltezi kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama. Sipas Malltezit, në kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, me firmën e tij është ndryshuar destinacioni i tokës që më pas iu kthye ish-pronarëve me vendim qeverie./ORA

ME TE LEXUARAT