“Duroj dhunë mbi kockat e tim eti dhe fytyrën e gruas dhe fëmijëve të mi për ju”, Rama: Nëse mendoni si perversët që më shajnë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve personale që, sipas tij, janë drejtuar ndaj tij dhe familjes së tij në kuadër të debatit për projektet zhvillimore në zonën e Zvërnecit.
Ai shtoi se nëse qytetarët ndajnë të njëjtin qëndrim me kritikët e tij, atëherë janë të lirë të mbështesin alternativa të tjera politike.
Kryeministri Edi Rama:
I duroj të gjitha ata që më thonë perversët, duroj dhunë mbi kockat e tim eti dhe fytyrën e gruas dhe fëmijëve të mi, sepse mendoj që jam këtu për dhe me ju. Nëse edhe ju mendoni si ata më thoni dhe vazhdoni e këdo tjetër që mendoni.
Këtu nuk rri të vegjetoj, nëse keni një vizion tjetër e do shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin unë jam ok…


