Dy të rinjtë u plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, Policia jep detaje për ngjarjen në Memaliaj

Aktualitet

Dy të rinjtë u plagosën rëndë pas shpërthimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një granatë e pashpërthyer brenda një kasolleje. Dyshohet se arma u ka plasur në dorë.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy personat, që janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në një ambient pranë banesës së njërit prej familjarëve të të plagosurit. Të dy shtetasit, që janë shokë mes tyre, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse, si dhe për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

ME TE LEXUARAT