Plagosja në Tepelenë/ Kush janë dy të rinjtë që ndodhen në gjendje të rëndë (Emrat)

Aktualitet

Plagosja në Tepelenë/ Kush janë dy të rinjtë që

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një granatë e pashpërthyer brenda një kasolleje. Dyshohet se arma u ka plasur në dorë.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy personat, që janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç.

Sipas të dhënave të para, Salaj ka pësuar dëme më të mëdha shëndetësore. Ata janë transportuar në spital menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policise: Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.

Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT