“Status fake, nuk ka asgjë të vërtetë”/ MIA përgënjeshtron postimin e atribuar Ramës, reagon ndaj Tabakut

Aktualitet

“Status fake, nuk ka asgjë të vërtetë”/ MIA

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar zyrtarisht pas një postimi të deputetes demokratike Jorida Tabaku, duke e akuzuar atë për shpërndarjen e një deklaratë të rreme të atribuar kryeministrit Edi Rama.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da MIA (@mia.gov.al)

Përmes një deklarate për mediat, agjencia sqaron se teksti i shpërndarë nga Tabaku është plotësisht i fabrikuar dhe synon manipulimin e opinionit publik.

“Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të paqenë, të atribuar në mënyrë të rreme kryeministrit Edi Rama.

Do të ishte e udhës që, për hir të së vërtetës dhe respektit ndaj publikut, znj. Tabaku ta tërhiqte këtë ripostim dhe t’u kërkonte ndjesë të gjithë atyre që mund të kenë rënë në kurthin e këtij falsifikimi,” thuhet në reagim.

Gjithashtu, Agjencia për Media dhe Informim thekson se përmbajtja e publikuar nuk ka asgjë të vërtetë dhe e cilëson këtë rast si një shembull të pastër të keqinformimit:

“Në sqarim të medias dhe opinionit publik, bëjmë me dije se përmbajtja e atij teksti nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk është publikuar nga kryeministri Edi Rama. Përpjekje të tilla për të fabrikuar deklarata dhe për t’ua atribuar ato zyrtarëve publikë janë një tjetër shembull i keqinformimit që synon të manipulojë opinionin publik.”

ME TE LEXUARAT