Lëkundje sizmike në këto dy qytete në Shqipëri gjatë natës, sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
30 Gusht 2026, 08:59
Aktualitet

Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vlorës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti është regjistruar më 30 gusht 2026, në orën 00:35, me epiqendër në Vergo, Vlorë.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 17.6 kilometrash. Lëkundje ka patur më vonë edhe në Gjirokastër, por më të lehta se në zonën e Vlorës.
Deri tani nuk raportohen probleme në zonat ku janë regjistruar lëkundjet sizmike.


