Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova

Showbiz

Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në

Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e edicionit të radhës të “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një postimi në Instagram, Vokshi ka ndarë një mesazh emocional për ndjekësit e saj, duke treguar se pas katër edicionesh, këtë herë do ta shohë spektaklin nga ana tjetër e ekranit.

“Jo, këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar ajo.

Vokshi ka rrëfyer se “Big Brother” e ka shoqëruar për katër vite të rëndësishme të jetës së saj, duke i sjellë emocione të ndryshme, nga gëzimi e deri te dhimbja e humbjes së babait.


“Më ka gjetur shtatzënë, më ka gjetur mes dhimbjes së humbjes së babit tim, më ka dhënë emocionet më të bukura, më të forta. Më ka parë të rritem e të ndryshoj”, ka shkruar ajo.

Ajo ka falënderuar publikun për përkrahjen dhe dashurinë ndër vite, duke theksuar se tani ka nevojë të ngadalësojë ritmin dhe t’u kushtojë më shumë kohë vetes dhe disa projekteve që i ka mbajtur prej kohësh në mendje.

“Një kapitull që nuk po e mbyll me pikë. Thjesht po vendos një presje”, ka shkruar Vokshi.

Në fund, ajo u ka uruar suksese dyshes që do të jenë pjesë e këtij edicioni, duke etiketuar Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti.


“Dini, Olsa shkelqeni në këtë edicion, siç dini të bëni më së miri në fund të ditës. Do më mungoni”, përfundoi ajo.

ME TE LEXUARAT