E pazakontë! Qytetarët në Sarandë i gjejnë mjetet e parkuara me goma të çara! Dyshohet se...

Aktualitet

E pazakontë! Qytetarët në Sarandë i gjejnë mjetet e

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë mesnatës të së shtunës në Sarandë. Në lagjen nr.4, në vendin e quajtur magazinat e peshkimit në një gjatësi rruge ishin të parkuara disa mjete pronë e banorëve të kësaj lagjeje.

Persona ende të paidentifikuar kanë shpuar gomat e rreth 8 mjeteve të parkuara. Policia është njoftuar disa orë më vonë nga njeri prej pronarëve të mjeteve, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Gomat e mjeteve kishin nga një ose dy çarje. Dyshohet për ndonjë person të dehur.

Specialistë të hetimit në policinë e Sarandës kanë nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur autorin.

ME TE LEXUARAT