Kush është i riu që solli drogën "xhelatinë" nga Kanadaja, do ta shiste në lokalet e Tiranës (EMRI)

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së kanabisit në doza.
Në pranga ka rënë një 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine.
I riu i identifikuar si Domeniko Cibaku banues në Dibër u kap në rrugën “5 Maji”.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike me vlerë 10 000 euro erdhi me postë Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet në zonën e '5 Majit' ku edhe u arrestua 23-vjeçari.
Burime bëjnë me dije si i riu pa precedentë penalë, por përdorues i lëndëve narkotike ndihmohej nga një tjetër person për të shitur kanabisin. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia.


