E reja i dha fund jetës me fostoksinë, i akuzuari ende në arrati

Një ditë pas ngjarjes, familjarët e saj bënë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj
Jemi në mesin e muajit prill dhe është e freskët, ngjarje e rëndë e ndodhur më 10 mars 2026, me protagoniste të renë nga Lezha, Xhuana Nikolli.
Ajo ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, për shkak të vetëhelmimit me fostoksinë.
Një ditë pas ngjarjes, familjarët e saj bënë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.
Në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune. Ndërkohë Policia e Tiranës e kishte shpallur bashkëshortin e saj në kërkim. Sipas informacioneve çifti ishte martuar në qershor të vitit 2025, por ishin ndarë 4 muaj më parë, për shkak të konflikteve që kishin mes tyre.
Vajza ishte gjetur në gjendje të rëndë nga shoqja e saj, e cila më pas kishte lajmëruar urgjencën. Shoqja e 25-vjeçares kishte dëshmuar para uniformave blu se Xhuana Nikolli dhunohej në mënyrë sistematike nga partneri.
25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër përpara se të ndërmerrte aktin ekstrem. Dyshohet se ajo është dhunuar në mënyrë sistematike, teksa i ka kërkuar dhe falje familjes së saj, për zgjedhjet që kishte bërë në jetë.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, i dyshuari është ende në arrati. Familjarët shprehen se kërkojnë drejtësi për rastin e të afërmes së saj./tvklan


