E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës.

Një 86 vjeçar me iniciale, M.D është gjetur pa shenja jete në një kanal uji.

Sipas Policisë nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari është rrëzuar në kanal dhe për pasojë ka humbur jëtën.

“Në fshatin Barkanesh u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. D., 86 vjeç, ku dyshohet se, si pasojë e terrenit të keq, është rrëzuar dhe ka rënë në një kanal uji, duke humbur jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet u referuan në Prokurori, si rast aksidental.

ME TE LEXUARAT