Ekstradohet në Shqipëri vëllai i Suel Çelës, pritet mbërritja në Rinas
Lajmifundit
/
12 Shkurt 2026, 21:12
Aktualitet

Është ekstraduar nga Belgjika, Mario Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela. Pritet që në orët në vijim Mario Çela të mbërrijë në aeroportine Rinasit për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Ekstradohet nga Belgjika Mario Çela, vëllai i Suel Çelës. Pritet të vijë në Rinas gjatë orëve në vijim.
Mario Çela akzuohet për drejtimin e një orgoanizate narkotrafiku që operonte ems Shqipërisë dhe Italisë.
Ndërkohë Suel Çela është ende në kërkim nga SPAK jo vetëm për drogë, por edhe për vrasje të mbetura në tentativë./Vizion Plus


