EMRI/ Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste me armë filialin e FiBank në Tiranë

Aktualitet

EMRI/ Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste me

Ky që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili mesditën e kësaj të enjte tentoi të grabiste një bankë në Tiranë. Ai u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov, ndërsa pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë. Kanë qenë dy efektivë të patrullës “Shqiponja” ata që e neutralizuan.

Policia e Tiranës doli me një deklaratë zyrtare, ku sqaroi rrethanat e tentativës për grabitje në një bankë në Rrugën e Kavajës.

Sipas njoftimit, rreth orës 11:15, shtetasi Bardhyl Fusha, 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen. Gjatë qëndrimit brenda, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari u shoqërua në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se, pas përfundimit të veprimeve hetimore, do të japë informacion më të plotë për rastin.

ME TE LEXUARAT